Sport

Formacioni i sezonit: Messi udhëheq sulmin – Mbappe zë vendin e Ronaldos (Foto)

Goal ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit, ku ka mbetur jashtë Cristiano Ronaldo
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk bën pjesë në formacionin më të mirë të sezonit në top pesë ligat evropiane, të zgjedhur nga “Goal.com”, transmeton Gazeta Express.

Para Ronaldos në sulm kanë zënë vend, talenti i ri i Monacos, Kylian Mbappe dhe ai i Arsenalit, Alexis Sanchez, ku bashkë me ta në fazën ofensivë është Lionel Messi.

Chelsea dhe Monaco janë skuadrat e vetme me nga dy lojtarë në këtë formacion, Reali, Barcelona, Bayern Munich, Arsenal, Juventus, Atletico e Atalanta kanë nga një lojtar, përcjell Express.

Ja formacioni i sezonit sipas “Goal”: