Sport

Formacioni i Milanit për edicionin tjetër

Milani ka qenë skuadra më aktive në tregun e transferimeve këtë verë. Rossonerët që tani janë me pronar të rinj, kur kanë mbetur edhe dy muaj deri në mbylljen e afatit kalimtar, kanë sjellë gjashtë emra të rinj në skuadër.

Lojtari i radhës që do të vesh fanellën e Milanit, është Conti i Atalantës, i cili gjatë ditës së martë do të ketë edhe testet mjekësore në Milanello.

‘Goal.com’ ka parashikuar se si mund të duket formacioni i Milanit për edicionin e ri, një formacion që më të vërtet premton shumë.