Sport

Formacioni me të cilin Arsenal kërkon t’i jap fund pritjes për titull në Premierligë

Arsenali nuk po kursen asgjë për të bërë një ekip të madh nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Sezoni i parë i Emery te Arsenal, ishte plot ngritje dhe zbritje, me skuadrën që në fund nuk arriti të përfundonte në top katër, për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Performancat më të mira Arsenal i kishte në Ligën e Evropës, ku arriti deri në finale, për t’u mundur pastaj nga Chelsea.

‘Gunners’ këtë verë kanë finalizuar disa transferime, përfshirë edhe Nicolas Pepe nga Lille, për 80 milionë euro.

Francezi i ri bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, dhe pritet t’i bashkohet Alexandre Lacazette dhe Pierre Emerick Aubameyang në fazën e sulmit.

Formacioni i mundshëm i Arsenal: Leno, Bellerin, Holding, Papastathopoulos, Kolasinac, Xhaka, Ceballos, Guendouzi apo Torreira, Pepe, Aubameyang dhe Lacazette./Lajmi.net/