Sport

Formacioni me lojtarë që do të jenë të lirë në fund të sezonit

Lionel Messi bën pjesë në mesin e lojtarëve që do të jenë të lirë në fund të sezonit.

Çështja e Lionel Messit është duke i shqetësuar të gjithë te Barcelona. Pavarësisht se ka disa muaj që është zyrtarizuar rinovimi i argjentinasit, ai nuk e ka hedhur ende të bardhën mbi të zezë.

Kjo ka alarmuar edhe Manchester Cityn që raportohet se ka bërë gati 400 milionë euro për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, gjithmonë nëse ai dëshiron kalimin në Premierligë.

Mesut Ozil i Arsenalit dhe Iker Casillas i Portos, gjithashtu do të jenë të lirë në fund të sezonit, pasi klubet aktuale ende nuk u kanë ofruar kontrata të reja.

FORMACIONI: Iker Casillas; Daley Blind, Joao Miranda, Giorgio Chiellini, Ander Herrera, Mesut Özil, Juan Mata, Zlatan Ibrahimovic, Alexis Sánchez, Leo Messi.

BANKA REZERVË: Ross Barkley (Everton), Emre Can (Liverpool), Leon Goretzka (Schalke 04), Mario Balotelli (Nice), Gabi Fernández (Atletico Madrid), Arjen Robben dhe Franck Ribery (Bayern Munich). /Gazeta Express/