Sport

Formacioni i mundshëm i Liverpool për ndeshjen ndaj Shrewsbury

Para ndeshjes së xhiros së tretë në kuadër të Kupës së FA, është publikuar formacioni i mundshëm i Liverpoolit për ndeshjën ndaj Shrewsbury.

Për 7 herë kampionët e këtij kompeticioni formacioni pritet të përbëhet nga të rinjtë, ashtu si në ndeshjen e parë në stadiumin e ekipit të ligës së tretë – megjithatë ky takim nuk do të drejtohet nga Jurgen Klopp, i cili bashkë me të gjithë lojtarët e skuadrës së parë gjenden në pushim dimëror të Premierligës.

Curtis Jones dhe Harvey Elliot janë dy sulmuesit që pritet të startojnë gjatë kësaj ndeshjeje, raporton Goal.com, përcjell lajmi.net.

Për trajnerin e U-23 kjo është hera e dytë që angazhohet në përgatitjën e skuadrës për një ndeshje të kalibrit të tillë.

Në lojën e parë të zhvilluar në ‘’New Meadow’’ skuadrat barazuan 2-2 edhe pse Reds ishin në avantazh prej dy golave.

the authorGazetaKNN