Real Madrid sonte do të luaj ndeshjen e parë në Copa del Rey, kur në udhëtim të takohet me Fuenlabrada
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pritet të bëjë disa ndryshime në ndeshjen e sontme ndaj Fuenlabrada në kuadër të Copa del Rey.
Kjo ndeshje do të jetë një mundësi për lojtarët që kanë luajtur më pak, të cilët do të tentojnë edhe të bindin trajnerin Zidane.
Ndeshja ndërmjet Fuenlabrada dhe Realit zhvillohet nga ora 21:30. /Express/