Sport

Formacionet e mundshme të Kosovës për sfidën me Finlandën

Albert Bunjaki duket se ka në mendje dy formacione për sfidën me Finlandën.

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë ditës së sotme do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës, përcjell Gazeta Express.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka në mendje dy formacione të mundshme, gjithmonë nëse FIFA u jep leje gjashtë lojtarëve që janë në pritje të vendimit zyrtar.

Formacioni i parë: Ujkani; Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada; Alushi, V. Berisha, Rashica, Celina, B. Berisha; Muriqi.

Formacioni i dytë: Neziri; Perdedaj, Pnishi, Jashanica, Paqarada; Alushi, Kryeziu, Celina, A. Bunjaku, B. Berisha; Muriqi.