Sport

Formacionet: Barcelona – Sporting

Barcelona e mirëpret sonte Sportingun e Lisbonës në “Camp Nou” duke ditur se e ka siguruar vendin e parë në Grupin D, por Sportingu ende ka mundësi të luftojë për vendin e dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Barcelona do të jetë pa Andres Iniestan dhe Samuel Umtitin, të dy të lënduar, transmeton Express.

Ndërkohë, Sporting duhet patjetër të fitojë ndaj Barcelonës dhe të shpresojë se Juventus bën lëshim ndaj Olympiacosit.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Vermaelen, Digne; Denis Suarez, Paulinho, Gomes; Messi, Luis Suarez, Alcacer.

Sporting Lisbon: Patricio; Coentrao, Mathieu, Piccini; Podence, Fernandes, Carvalho; Martins, Acuna; Dost. /Express/