Rajon & Botë

Forcat izraelite e vrasin një palestinez në Bregun e okupuar Perëndimor

Forcat izraelite e kanë vrarë një militant të dyshuar palestinez të cilin po tentonin ta arrestonin, pasi që ai kishte shtënë ndaj tyre në Bregun e okupuar Perëndimor, njofton policia dhe ushtria izraelite.

Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld ka thënë se ai dyshohej për kryerjen e dy sulmeve me armë në Bregun Perëndimor të shtunën dhe se ka hapur zjarr ndaj ushtarëve dhe policëve, të cilët e kishin gjurmuar, transmeton Express.

“Terroristi u gjet dhe u rrethua, ai e nxori armën në drejtim të tyre, dhe si kundërpërgjigje, terroristi u vra,” ka thënë Rosenfeld.

Zyrtarët palestinezë nuk kanë komentuar ende rreth rastit./Express/

the authorE B