Rajon & Botë

Forcat irakiane e kapin xhaminë historike ku ISIS e shpalli kalifatin

Forcat irakiane e kanë kapur sot xhaminë e shkatërruar historike të Mosulit, në të cilën Shteti Islamik (ISIS) e shpalli kalifatin e saj para tri viteve, njofton ushtria irakiane.

Marrja e Xhamisë së Madhe al-Nuri i dhuron një fitore simbolike forcave irakiane të cilat janë duke e luftuar grupin militant që tetë muaj për ta kapur Mosulin, qytetin verior që shërbeu si kryeqyteti de facto i Shtetit Islamik në Irak, transmeton Express.

Militantët e hodhën në erë xhaminë mesjetare dhe minaret e saj historike para një jave, derisa forcat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja kishin filluar një betejë në atë drejtim.

Flamuri i tyre i zi ka valuar në minaren al-Hadba që nga qershori i viti 2014, por jo më./Express/

the authorE B