Sport

Football Leaks: Lojtari më i paguar në botë në javë fiton 940.000 euro

Shumica janë të bindur se Carlos Tevez me shkuarjen e tij në Kinë është bërë futbollisti më i paguar në botë, por Football Leaks pohon ndryshe.

Argjentinasi në javë paguhet 748.000 euro dhe është lojtari i dytë më i paguar në botë.

Në krye të listës ndodhet bashkëkombësi i tij Ezequiel Lavezzi, të cilin Hebei China Fortune në javë e paguan 940.000 euro. Ai në terren ka shënuar dy gola në 16 ndeshje, transmeton KosovaPress.

Kanë rrjedhë edhe pagat e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi në javë fiton 500.000 euro, ndërsa argjentinasi 430.000.