Aktuale

Fondi për të Drejtën Humanitare kritikon Serbinë

Viktimave të shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut gjatë luftërave në vitet e nëntëdhjeta u është kufizuar e drejta për kompensim, si pasojë e dispozitës restriktive për vjetërsim të gjykatave në Serbi, ka vlerësuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në raportin e publikuar sot.

Autori i raportit rreth praktikës gjyqësore në Serbi në lidhje me paditë kundër shtetit për kompensim, Mihaillo Pavlloviq, në një konferencë për media të mbajtur në Beograd tha se gjykatat vendore kanë refuzuar të zbatojnë dispozitën sipas të cilës veprimet e tilla nuk vjetrohen brenda tri a pesë vjetësh, megjithatë gjykatat kanë vendosur kryesisht në dëm të viktimave.

FDH thekson se as Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk ka dhënë ndihmë të nevojshme për sqarim të problemit të vjetërsimit, raporton FoNet.

Ivana Zhaniq nga FDH konsideron se gjykatat vendore duke përdorur parimin e vjetërsimit kanë shkelur dispozitat ndërkombëtare dhe Rezolutën e Kombeve të Bashkuara, në të cilën thuhet se dispozita e vjetërsimit nuk vlen për krimet e rregulluara me të drejtën ndërkombëtare.

Ajo tha se avokatët e Fondit kanë përfaqësuar më shumë se një mijë viktima që kanë paditur shtetin e Serbisë, ndër të cilët kroatë, boshnjakë e shqiptarë.

the authorE B