Aktuale

Florin Krasniqi bëhet pjesë e PSD

Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi do të jetë pjesë e Partisë Social Demokrate, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi i cili më parë ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, kishte vendosur që ta braktis këtë subjekt politik për shkak të obligimeve që Krasniqi kishte në jetën e tij biznesore.

Kujtojmë se, 12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), gjatë ditës së djeshme kanë publikuar një logo e cila po del të mos jetë logoja përfundimtare e PSD-së.

 
Ndërsa sot, në Ditën e Evropës, këta deputetë pritet që të mbajnë Konventën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Kjo konventë do t’i jap formë më të qartë organizimit të partisë, pasi aty do të zgjidhet struktura, dhe kryetari i saj.

Sipas një ftese dërguar mediave, konventa do të fillojë në orën 17:00./GazetaBlic

the authorE B