Sport

Florenzi: Ky është mesfushori më i mirë në Serie A, ndoshta edhe më gjerë

Radja Nainggolan është përshkruar si ‘mesfushori më i mirë në Serie A’ nga bashkëlojtari i tij tek Roma, Alessandro Florenzi.

Mesfushori belg së fundmi ka nënshkruar një kontratë të re 4-vjeçare me Romën, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm në Chelsea apo Manchester United.

Edhe pse Roma ka shitur disa lojtar të rëndësishëm si Rudiger, Salah apo largimi i Sczcezny, Florenzi është i kënaqur me prurjet e reja dhe Nainggolanin në skuadër.

“Ata ishin shumë të rëndësishëm, por shpresoj që do të zëvendësohen denjësisht nga lojtarët e rinjë. Nainggolan është ende mesfushori më i mirë në Serie A dhe ndoshta më i miri përtej kufijve italianë” , tha ai për ‘La Stampa. /Indeksonline/