Sport

Florentino Perez dëshiron Pochettinon dhe bashkë me të edhe Kane e Ali

Mauricio Pochettino raportohet se është objektivi kryesor i Real Madridit për të zëvendësuar Zinedine Zidane, nëse ata vendosin që të mos vazhdojnë më me trajnerin francez.

Zidane tani po kalon një mini-krizë në Bernabeu dhe kjo u përforcua edhe më shumë me humbjen e tij të radhës nga Tottenham në Wembley.

Krerët e Los Blancos e shohin Pochettinon si të ardhmen, duke shpresuar që ai të joshë Dele Allin dhe Harry Kanen t’i marr me vete në Spanjë, raporton Daily Mail.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka një marrëdhënië shumë të mirë me Pochettinon, i cili ka poashtu ka edhe simpatinë e tifozëve madrilenë, pasiqë kishte thënë se ai kurrë nuk do ta menaxhonte Barcelonën. /IndeksOnline/