Aktuale

Flet shoku i ngushtë i aktorit Art Kurti që vdiq sot

Kolegu dhe shoku i ngushtë i Art Kurtit që dyshohet se bëri vetëvrasje, Endrit Efendija, ka thënë se hera e fundit kur u pa me Artin ishte dje, më 23 prill në zyre, pasi të dy punojnë me Ardian Gjinin. Kurti ishte këshilltar i të rinjve në kabinetin e Gjinit dhe Efendija është asistent i Ardian Gjinit.

Në një telefonatë për Gazetën Express, Endrit Efendija tha se hera e fundit kur u pa me shokun e tij, Art Kurtin i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje, ishte dje në zyrë, rreth orës 14:00.

“Dje jam pa me të në ora 14:00, në zyre. Ai ka qenë te une edhe më nuk kam dëgju prej tij, tek sot që e mora lajmin”, tha Efendija për Express.

Mirëpo, shoku i të ndjerit, refuzoi të japë detaje, edhe pse u pyet për gjendjen emocionale të kohëve të fundit të Art Kurtit.

“Nuk muj me të thanë asgjë më shumë”, tha Efendija.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, aktori i njohur Art Kurti, u gjet i vdekur në një makinë. Policia thotë se dyshohet për vetëvrasje, pasi tek i njëjti është gjetur një plumb në kokë. Me këtë rast, kjo i bie të jetë vetëvrasja e katërt në Gjakovë për këtë vit./Express/

the authorE B