Duke qenë një nga vajzat më të komentuara në Shqipëri, ashtu si edhe shumë VIP-a të tjerë, edhe Marina Fara ka rënë pre e faqeve demaskuese në Instagram.
Pak ditë më parë u publikua një foto e saj me një person, identiteti i të cilit nuk bëhej i ditur, por u aludua se Marina kishte lidhje me këtë person më të moshuar. E kontaktuar nga Tabloid.al, Marina sqaroi gjithçka.
“Personi në fjalë është daja e mikut tim dhe kemi bërë një foto në rastësi në mesin e një shoqërie. Ajo foto është keqpërdorur. Nëse do kishim diçka më tepër nuk do e kisha publikuar në asnjë lloj rrjeti social.”, tha Marina për Tabloid.al
“Faqet në Instagram shpifin pa pasur asnjë informacion dhe pa e ditur se çfarë marrëdhënie kanë njerëzit midis tyre, shpifin dhe trillojnë”, shtoi ajo.
Dhe me deklaratën e Marinës nuk ka më vend për aludime…/Tabloid.al