Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka insistuar se nuk ka asnjë problem me trajnerin Jurgen Klopp, përkundër faktit se u duk sikur argumentoi me të pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea në fundjavë.
Mane u fut në lojë kah fund i ndeshjes të shtunën në “Anfield”, para se të diskutonte me Kloppin pas përfundimit të ndeshjes, transmeton Express.
Megjithatë, senegalezi e mohon se ka qenë incident mes tij e trajnerit, duke e quajtur atë bisedë miqësore.
“Ai më kërkoi të luaja në krahun e djathtë dhe në një moment e kërkova topin në pozitën e numrit nëntë. Mo [Salah] ishte në krahun tim dhe trajneri po bërtiste ‘Sadio dil në krahun e djathtë’. Pas ndeshjes, i thashë trajnerit se do të ishte më e lehtë sikur t’i thoshte Mos të ndërronte krah se ai ishte më afër. Por, ishte diçka miqësore, e jo pse unë nuk isha i lumtur apo diçka e tillë. Nuk ka pasur asnjë problem”, ka shpjeguar Mane. /Express/