Këngëtari dhe njëheresh edhe kandidatë për deputet nga AKR, Labinot Tahiri edhe për një kohë nuk do të mungojë në mbrëmjet muzikore.
Tahiri i kontaktuar nga portali “nKosovëShow”, ka thënë se ende nuk ka hequr dorë nga muzika.
“Jo nuk kam hequr dorë nga muzika! Deri në fund të gushtit këndoj, sepse i kam mbrëmjet e kontraktuara më herët se sa të fillonin zgjedhjet në Kosove! Dmth deri në fund të gushtit i mbaj mbremjet e mia” ka thënë shkurt Tahiri për portalin nKosovëShoë.
Ndryshe, Tahiri njihet edhe si një person shumë human./nKosovëShow.com/