Sport

Flet heroi i Liverpoolit, pas supergolit ndaj Hoffenheimit

Trent Alexander-Arnold është shumë i lumtur me debutimin e tij me Liverpoolin në Evropë
Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve ndaj Hoffenheimit.

Lojtari thotë se është shumë i lumtur, pasi debutoi me gol në Evropë me skuadrën e tij të fëmijërisë.

“Ju gjithnjë ëndërroni të debutoni në Evropë, sidomos kur shënon edhe gol me skuadrën tënde të zemrës”, tha Arnold pas ndeshjes.

Liverpool fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Hoffenheimit, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë pas një jave në Anfield Road. /Express/