Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për aktivistët e VV-së.Ai ka shkruar lidhur me vendimin për këta aktivistë, por nuk ka folur për votën e tij për marrëveshjen e demarkacionit.Molliqaj është shprehur i lumtur për lirimin që u është bërë aktivistëve, të cilët Apeli i la në mbrojtje në liri.
“Lirohen nga paraburgimi Atdheu, Egzoni dhe Frashëri. Pikërisht sot, në ditëlindjen e Astrit Deharit, kur ai do të duhej të ishte në mesin tonë duke festuar ditëlindjen e tij.Kjo përndjekje e montuar politike ndaj aktivistëve tanë duhet dhe do të përfundoj duke i sjellur para drejtësisë ata që padrejtësisht arrestuan aktivistët dhe si pasojë na e morrën Astritin.” ka shkruar shkurt në rrjetin social facebook, deputeti Dardan Molliqaj./GazetaBlic/