Flamurtari ka dhuruar befasinë e kësaj xhiro të Superligës së Kosovës.
Skuadra kryeqytetase ka mposhtur liderin Ballkanin 2:1 në një fushë tejet të rënduar.
Bashkim Shala (20’) dhe Veton Kabashi (48’) realizuan në fitoren e vendasve.
Krejt çka bëri Ballkani në këtë sfidë ishte goli i vonshëm të cilin e arriti përmes sulmuesit Mirlind Daku (90′).
Pas kësaj fitore, Flamurtari del nga zona e rrezikshme, duke u pozicionuar në pozitën e tetë me 28 pikë kurse Ballkani me 44 pikë mbetet lider i Superligës, me një pikë më shumë sesa ndjekësi më i afërt Drita. /Lajmi.net/