Sport

Flamuri i Kosovës u ngrit sot në Rio

Për herë të parë Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike të cilat kanë filluar sot zyrtarisht në Rio de Janieiro të Brazilit.

Flamuri i Kosovës është ngritur në Rio të Brazilit ku sot nisën Lojërat Olimpike.

Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Kosovës në Rio, të pranishëm ishin edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe sportistët kosovarë që kanë mbërritur në Rio.

Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.

Ky ekip olimpik nesër do të defiloj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Verore në Rio./KosovaPress/