Emri i saj përbën një ndër këngëtaret më të përfolura në estradën kosovare.
Është kjo këngëtarja Fjolla Morina e cila gjithmonë është në qendër të vëmendjes së publikut dhe medieve rozë, transmeton Gazeta Express.
Këngëtarja me linjat bombastike më shumë se për karrierën e saj është përfolur për jetën e saj private.
Pas ndarjes nga i dashuri, Fjolla nuk ka deklaruar më se është në ndonjë lidhje. Mirëpo së fundmi në një video që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në instastory, lë vend për dyshime.
Në këtë video Fjolla shihet e veshur me fustan të shkurtë, ndërkohë që një person e ledhaton atë me dorë në fytyrë e ajo bën sikur dhuron puthje.
Por, ajo nuk e ka zbuluar se kush është ky mashkull pranë saj, vetëm ka lënë një emoji zemër në video.
Fjolla mbrëmë ka qenë në një nga klubet më të frekuentuara në vend.