Sot është një ditë e trishtë për këngëtaren Fjolla Morina, shkruan Gazeta Blic
E krejt kjo pasi partneri i saj, tashmë i ndjerë, do fesonte ditëlindjen, e duke qenë se dedikimet kanë qenë të shpeshta për personin e saj “Xh”, ajo edhe në këtë ditë të rëndësishme e ka kujtuar atë.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar pamje teksa shihet vet ajo, duke lëshuar disa balona në qiell, ku ka shkruar “Urime ditëlindjen, më mungon XH”.
Kujtojmë se për herë të parë sa i përket kësaj lidhje dashurie ajo foli në një intervistë ku u shpreh se është e zhgënjyer nga jeta.
“E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty” ka thënë Fjolla.
Kujtojmë se Fjolla Morina ka dy vajza, Lediana dhe Alyah, ku edhe pse mjaft e përkushtuar në muzikë, nuk lë anash asnjëherë as përkujdesin ndaj tyre.