Luis Enrique e pranon se kanë luajtur shumë dobët në pjesën e parë.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur pas ndeshjes me Juventusin, ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 3:0.
“Ne luajtëm një pjesë të parë shumë të dobët. Në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, por prapë pësuam edhe golin e tretë”, tha Enrique pas ndeshjes. /Express/