Sport

Fitojnë Barcelona dhe Juventus

Barcelona dhe Juventus kanë shënuar fitore në kuadër të Grupit D të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Sportingun, përkatësisht Olympiacosin

Barcelona ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në udhëtim Sporting Lisbonën me rezultat 0:1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi qendërmbrojtësi i skuadrës portugeze, Coates (autogol).

Në anën tjetër Juventus në Torino ka mposhtur skuadrën e Olympiacosit 2:0, me golat e Higuain dhe Mandzukic.

Pas këtyre ndeshjeve, Barcelona mban vendin e parë me 6 pikë në grup, e ndjekur nga Sporting dhe Juventus me nga tre pikë. /Express/