Sport

Firmino poston foto me Coutinhon, shpërthejnë tifozët: “Hiqe atë tradhtar” (Foto)

Pavarësisht se Coutinho ende është lojtar i Liverpoolit, tifozët duket se kanë hequr dorë nga braziliani.

Philippe Coutinho është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona. Pikërisht për këtë, braziliani nuk ka luajtur ende këtë sezon për Liverpoolin, derisa është i gatshëm ta bëjë këtë për Brazilin.

Kjo dhe kërkesa e Coutinhos për t’u transferuar në Barcelonë, ka irrituar tifozët e “Të Kuqve”, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e kanë bërë në foton e publikuar sot nga ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino, në “Instagram” nga stërvitja me Brazilin, ku në prapavijë shihet Coutinho.

Reagimi i tifozëve të Liverpoolit ka qenë shpërthyes, madje kishte nga ata që edhe e quajtën Coutinhon “tradhtar”. “Kush është ai tradhtar prapa teje?”.

Derisa disa të tjerë kanë shkruar: “Kujdes, është një gjarpër prapa teje”.

Kanë mbetur edhe më shumë se 24 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Premierligë dhe dy ditë në Spanjë dhe tashmë raportohet se Coutinho do ta veshë fanellën e Barcelonës. /Gazeta Express/