‘Veritas Stadion’ mund të mbushet me tifozë shqiptarë, ky është shqetësimi i finlandezëve.
‘Veritas Stadion’ në Turku, i cili ka kapacitetin e 9372 ulëseve, do të jetë nikoqir i ndeshjes Finlandë – Kosovë, përcjell Gazeta Express
Për shkak të numri të madh të bashkatdhetarëve që jetojnë në Finlandë, nikoqirët e ndeshjes së parë eliminatore për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, janë duke u frikësuar se ‘Veritas Stadion’ do të mbushet me shqiptarë.
Gjatë ditës së djeshme, selektori, i Finlandës, Hans Backe, tha se tifozët shqiptarë që jetojnë tash e disa vite atje, duhet të përkrahin Kombëtaren e Finlandës, shkruajnë mediat finlandeze.
Mirëpo, shqetësimi më i madh i tyre është se shqiptarët që jetojnë në Finlandë kanë të drejtë që të blejnë bileta ashtu si vendasit, por që në ‘Veritas Stadion’ zëri i tyre do të brohoras për Kosovën – diçka që nuk u pëlqen aspak finlandezëve dhe frikësohen se mund të ketë incidente. /Express/
