Ka filluar tryeza me partitë politike e thirrur nga PSD-ja .
Këtë tryezë është duke e kryesuar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.
Pjesëmarrëse aty janë të gjitha partitë parlamentare shqiptare si dhe disa parti të tjera si Lëviza Për Bashkim.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës prezent janë Avdullah Hoti, nga PDK-ja- Memli Krasniqi, nga Vetëvendosje e pranishme është Arbërie Nagavci, nga AAK- është Muharrem Nitaj, ndërkaq që nga Alternativa dhe AKR dhe janë Ilir Deda dhe Vesel Makolli.
Ndërkaq, Nisma në këtë tryezë po përfaqësohet nga deputeti Bilall Sherifi.
Temë diskutimi e kësaj tryeze është dialogu me Serbinë si dhe fuqizimi republikës parlamentare.