Aktuale

Fillon takimi konsultativ, mungon VV

Në përpjekje për të zgjedhur zgjidhje për formimin e institucioneve, ka nisur takimi konsultativ i partive politike me kryesuesin e seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Në takimin kanë ardhur kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, përfaqësues të koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, Pal Lekaj dhe Bilall Sherifi. Nga radhët e koalicionit LAA po marrin pjesë Avdullah Hoti dhe Ilir Deda.

Po ashtu në takim po marrin pjesë edhe përfaqësues të Lista Serbe, ndërsa mungojnë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, të cilët ditë më herët kanë konfirmuar mos pjesëmarrjen.

the authorE B