Ka filluar në Juventus Stadium, takimi kthyes mes Juventusit dhe Monacos, ku do të mësohet finalisti i parë në Ligën e Kampionëve.
Juventusi është nikoqir i Monacos, aty ku do të tentojë që të kryejë punën e kualifikimit për në finalen e Kardifit.
“Zonja e Vjetër” ka një avantazh prej 2:0 nga ndeshja e parë dhe vetëm një mrekulli e Monacos mund ta shoh Juven të eliminohet nga gjysmëfinalja, raporton KosovaPress.