Sport

Fillon meçi shekullit mes Joshuas dhe Klitschkos

Ka filluar dueli mes Anthony Joshuas kundër Wladimir Klitschkos, që zhvillohet para 90,000 tifozëve në Stadiumin Wembley.

Dy boksierët Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko, kanë filluar duelin, i cili vlerësohet “dueli shekullit”.

Ky meç vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO, transmeton KosovaPress.

Dulei është 12 runda, ndërsa të dytë kanë deklaruar se janë të përgatitur për fitore. Joshua është 27 vjeçar, kurse Klitschko 40 vjeçar.