Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen në Kuvendin e Kosovës. Ata pritet të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie.
Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi dhe Naser Osmani janë parë duke hyrë në Kuvend, raporton Gazeta Express.
Ndërkaq, aktualisht kryeministri Mustafa së bashku me nënkryetarët e LDK-së Lutfi Haziri e Agim Veliu janë duke zhvilluar një takim në Qeveri.
Ky takim mbahet një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të caktuar për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e të kërkuar nga opozita dhe e përkrahur nga tetë deputetë të koalicionit qeveritar.