Në këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e parë e Kupës së Kosovës në basketboll te meshkujt, te Grupet A, B, C dhe D.
Në xhiron e parë pushojnë skuadrat e elitës, por do të zhvillohen ndeshje interesante. Ndeshjet janë me sistem eliminimi dhe kush fiton, kualifikohet në rrethin e ardhshëm.
Të martën përballen Kerasan Prishtina-Sfera dhe Drita-Gjakova.
Të mërkurën do të takohen AS Prishtina-Dukagjini, AS Kastrioti-Dukagjini dhe Kaçaniku – Golden Eagle Ylli B.
Ndeshje me interes janë edhe ato që zhvillohen të enjten: Prishtina e Re-Llapi, Borea-United Basketball dhe Vushtrria – Fushë Kosova.
Xhiro 1
E martë
19:30 Kerasan Prishtina – Sfera
20:30 Drita – Gjakova
E mërkurë
19:30 AS Prishtina – Dukagjini
19:30 AS Kastrioti – Megasport
20:30 Kaçaniku – Golden Eagle Ylli B
E enjte
12:00 Prishtina e RE – Llapi
14:00 Borea – United Basketball
19:00 Vushtrria – Fushë Kosova