Ish-ylli portugez, Luis Figo, beson se gjiganti francez, Paris Saint-Germain, tashmë është një forcë që s’bën të injorohet në nivel global.
Figo beson se PSG është ekip që kërkon vëmendje pas transferimit të yllit brazilian Neymar nga Barcelona, transmeton Express.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madridit thotë se Neymar është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.
Braziliani kaloi nga Barça te PSG-ja për një shumë absolutisht rekorde, 222 milionë euro.
“Neymar është një ndër futbollistët më të mirë në botë. Ai sjell cilësi në skuadrën e PSG-së dhe kjo e bën PSG-në skuadër shumë më të fortë”, ka thënë ai.
Me Neymar në mesin e saj, PSG-ja tërheq shumë më shumë vëmendje, sipas tij. /Express/