Sport

Figo: Ky lojtar e meriton Topin e Artë

Luis Figon ka thënë se Sergio Ramos e meriton të fitojë Topin e Artë.
Luis Figo, i cili ka qenë lojtari i fundit portugez që ka fituar Topin e Artë para se në skenë të shfaqej Cristiano Ronaldo, beson se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos e meriton të fitojë këtë trofe.

“Është e qartë se Sergio Ramos e meriton të fitojë Topin e Artë”, ka thënë Figo për Marca, ndonëse nuk ka përmendur në mënyrë specifike se për cilin vit e kishte fjalën, përcjell ‘lajmi.net’.

“Duke qenë një mbrojtës është pothuajse si të jesh portier, është shumë vështirë për të fituar trofeun, por Fabio Cannavaro e arriti atë”.

“Ky sukses varet nga momenti, por nëse është fjala për cilësinë, është e qartë se Ramos duhet ta fitojë atë”./Lajmi.net/