Luis Figo, ish sylli i Real Madridit, mendon Cristiano Ronaldo nuk është “i pazëvendësueshëm”
Ish ylli i Portugalisë, Luis Figo beson se Real Madrid do të jetë në gjendje të përballojë largimin e Cristiano Ronaldos.
Ish anëtari i Real Madridit, Barcelonës dhe Interit këmbëngulur se Ronaldo nuk është “i pazëvendësueshëm”
“Unë mendoj se askush nuk është i pazëvendësueshëm, jo vetëm Cristiano Ronaldo”, ka deklaruar Figo për Gaol.com, përcjell Express.
“Klubet nuk mund të varen nga askush. Historia e këtyre klubeve është mbi të gjithë, madje edhe presidentin apo kushdo çoftë”, ka theksuar ai.
Megjithatë, Figo nuk beson se Ronaldo do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, pavarësisht se ditëve të fundit është quar shumë pluhur rreth të ardhmes së portugezit.
“Duhet të ndodhin shumë gjëra që ai të largohet. Është një vendim personal dhe nëse një person me të vërtetë dëshiron që diçka të ndodhë atëherë do të përfundojë, por e shoh atë si të pamundur”, përfundoi ai. /Express/