Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi është një nga pjesëmarrëset më të spikatura në edicionin e këtij viti në “Kënga Magjike”.
Pas performacës natën e parë me këngën “Zhurmë” ajo ka publikuar një nga komentet më bukura që ka marrë dhe gjithashtu ka shprehur emocionet e saj pas performancës:
“Une i lexoj komentet , rralle me iken naj koment !
Ai Qielli ne skene qe kisha nuk ishin thjesht drita , ishin ca yje qe merrnin fryme dhe qe po ndjenin kangen tem ne cdo fryme sikurse dhe une .. e me ndihmen e @jonipeci , @anxhelgoga dhe 150 studenteve te tij kanga jem mori dimension tjeter , dhe per kete ju falenderoj pafundesisht o femije te bukur .. Bashkimi ben fuqine , nuk kane qene budallenj ata qe kane thane ju perulem . Une e di qe skam knu ashtu sic e meriton “Zhurma” te kendohet dhe qe kam zhgenjy shume njerez, edhe ato me te dashurit e mi ,po emocionin qe kam perjetu une sdo e nderroja me asnje gje , bile as edhe ato notat qe kam bo gabim , por nje gje ta keni te sigurt qe po shkova finale do ju nderoj p.s dje mkan ra msysh se ska mundsi Love ya & thank u so much for the support ! God bless ya all,”-përfundon Fifi./Gazeta Express/