Sport

FIFA zbulon votat e kapitenit të Shqipërisë

Agolli e ka votuar Ronaldon për çmimin “The Best”.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë prapa Lionel Messi e Neymarin për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë për vitin 2017” nga FIFA, shkruan Gazeta Express.

Për të marrë këtë çmim portugezi kontribuoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli.

Sipas FIFA-s, që ka zbuluar votat, Agolli e ka votuar të parin Ronaldon me pesë pikë, më pas Messin me tri dhe në fund Buffonin me një pikë.

Për Agollin, Zidane është më i miri të cilit ia dha pesë pikë, pas tij e renditi Allegrin me tri pikë, kurse në fund Mauricio Pochetino me një pikë. /Gazeta Express/