Sport

FIFA publikon renditjen, ja ku gjendet Shqipëria

Kuqezinjtë e De Biasit nuk kanë lëvizur asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin gusht, duke mbetur të 37-tët në kuotën e 739 pikëve.

Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia, Senegali e Paraguai, ndërsa sheh para saj përfaqësuese si Çekia, Gana apo Bregu i Fildishtë.

Dy ndeshjet e radhës për “shqiponjat” janë miqësorja e gushtit ndaj Marokut, si dhe përballja e Eliminatoreve “Rusi 2018” me Maqedoninë, që do të luhet më shtator.

Sa i takon kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të eliminatoreve të Kupës së Botës, Spanja pozicionohet në vendin e 8-të në renditjen e FIFA-s, Italia në vendin e 10-të, Izraeli shumë më poshtë se kuqezinjtë në vendin e 76-të, Maqedonia e 138-ta ndërsa Litenshtejni i 182-ti. Renditja vijon të udhëhiqet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia.