Sport

FIFA publikon ranglistën, ja ku renditen Kosova dhe Shqipëria

Dy përfaqësueset e shqiptarëve kanë humbur vende në ranglistën e re të FIFA-s.

Ashtu edhe siç pritej, Kosova dhe Shqipëria kanë humbur nga një përkatësisht dy pozita në ranglistën e FIFA-s, si rezultat i disfatave në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Në ranglistën më të re të publikuar sot, Kosova renditet e 165-ta, ndërsa Shqipëria ka rënë në vendin e 49.

‘Dardanët’ u mposhtën nga Turqia në Antalya me rezultat 2:0, ndërsa kuqezinjtë pësuan një disfatë të thellë nga Izraeli në Elbasan Arena 0:3, transmeton KosovaPress.

Kreun e kësaj renditjeje vazhdon ta mbajë Argjentina, e cila ndiqet nga Brazili që ka tejkaluar kampionin e botës, Gjermaninë. Pas tyre vijnë, Kili, Belgjika, Kolumbia, Franca, Portugalia, Uruguai dhe Spanja që mbyll top 10-shen e kombëtareve më së larti të ranguara.