Sport

FIFA publikon kandidatët final për çmimet e më të mirëve

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar listën finale me kandidatët për çmimin e më të mirëve.

Gala mbrëmja do mbahet më 23 shtator, ndërsa sot FIFA ka njoftuar nominimet përfundimtare për çmimet respektive.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha listat finale për çmimet vijuese:

Çmimi ‘Puskás’ (Goli më i mirë) :
Leo Messi, Juan Fernando Quintero, Daniel Zsori
Portieri më i mirë FIFA:
Alisson, Ederson, Marc-André ter Stegen
Portierja më e mirë FIFA:
Christiane Endler, Hedvig Lindahl, Sari van Veenendaal
Trajneri/ja më e mirë FIFA:
Jill Ellis, Phil Neville, Sarina Wiegman
Çmimi i tifozit më të mirë FIFA:
Silvia Grecco, Netherlands fans at the Women’s World Cup, Justo Sánchez
Trajneri më i mirë FIFA:
Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Muaricio Pochettino
Futbollistja më e mirë FIFA:
Lucy Bronze, Alex Morgan, Megan Rapinoe
Futbollisti më i mirë FIFA:
Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Virgil van Dijk. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli