FIFA ka bërë të ditur rregullën e re sipas së cilës gjyqtarëve në Kupën e Konfederatave iu mundësohet të ndërpresin takimin nëse nga tribunat dëgjohen thirrje homofobike të tifozëve.
Në përpjekje për të gjunjëzuar fyerjet e tifozëve latino-amerikan në kampionatin botëror, FIFA këtë rregull për herë të parë do ta testojë në Kupën e Konfederatave, e cila nis të shtunën.
FIFA në kualifikimet për kampionatin botëror gjithsej 17 herë ka dënuar kombëtaret e Kilit dhe Meksikës për shkak të thirrjeve homofobike të tifozëve.
Kili dhe Meksika ndeshjet e tyre të para në Kupën e Konfederatave do të luajnë të dielën.
Kombëtaret tjera pjesëmarrëse të kësaj gare janë edhe Kameruni, Portugalia dhe Gjermania, Rusia, Australia dhe Zelanda e Re.
Në grupin A janë Rusia, Zelanda e re, Portugalia dhe Meksiko. Në grupin B janë Kameruni, Kili, Australia dhe Gjermania. Ndeshja e parë e grupit A zhvillohet ndërmjet nikoqirit Rusisë dhe Zelandës së Re, duek filluar nga ora 18.00 sipas kohës lokale.
/KosovaPress/