Sport

FIFA kërcënon të dënojë italianët për shkak të Muntarit

FIFA mund të fillojë procedurën disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) për shkak të sulmit racist ndaj lojtarit të Pescara Suli Muntari.

Muntari gjatë ndeshjes kundër Kalari është fyer nga tifozët kundërshtarë. Ai u mundua që të bisedojë me tifozët, por arbitri e ndëshkoi me kartonë të verdhë.Pasoi reagimi i FIGC-së, e cila suspendoi futbollistin nga Gana me një ndeshje, por më vonë anuloi vendimin.

FIFA është nën presion që nga shtatori kur shkarkoi grupin e saj të punës për luftë kundër racizmit. Shtëpia botërore e futbollit sqaroi se grupi punues ishte shkarkuar, pasi i kishte skaduar mandati, transmeton KosovaPress.
“Kemi komitetin, i cili përcjell situatën dhe të ndërmarrë hapa përgjegjës për secilën shkelje që ka të bëjë me diskriminimin”, ka thënë sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samura për BBC.