Presidenti i FIFA-s dhe UEFA-s e kanë dënuar sulmin me bombë ndaj Borussia Dortmund, e cila ndodhi pak para ndeshjes ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e ndodhur ndaj skuadrës së Dortmundit.
“Unë kam qenë i shqetësuar thellësisht nga shpërthimet që ndodhën në Dortmund,” tha ai në një deklaratë.
“Vendimi i marrë për të shtyrë ndeshjes mes Borussia Dortmund dhe Monaco ishte i drejtë. Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të dy klubet, autoritetet lokale, dhe përkrahësit e tyre”, ka theksuar Ceferin
Kurse, shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se organizata të cilën e drejton do të vazhdojë të monitorojë ngjarjen e ndodhur në Dortmund, përcjell Express.
“Mendimet e secilit prej nesh në FIFA janë me popullin e Dortmundit, dhe tifozët e Borussia Dortmundit dhe Monacos pas ngjarjeve të sotme shqetësuese,” tha ai.
“Ne jemi duke vëzhguar nga afër gjendjen e BVB-së dhe Marc Bartras, dhe i uroj atij shërim të shpejtë. FIFA e dënon incidentet në Dortmund. Ne të gjithë jemi në pritje të detajeve të mëtejshme të incidentit.”, ka përfunduar Infantino.
Ekipi i Borussia Dortmundit derisa po udhëtonte nga hoteli në drejtim të stadiumit “Signal Iduna Park” është tronditur pas shpërthimit të një bombe.
Nga ky shpërthim më së keqi e ka pësuar mbërritësi spanjoll, Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorë, derisa ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për sonte. /Express/