Sport

FIFA dënon përgjithmonë gjyqtarin, mësoni arsyen

Ndeshja mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit do të përsëritet.

Dy kombëtaret afrikane do të ndeshen sërish mes vete ndonëse më 12 nëntor ishin përballur dhe Afrika e Jugut kishte triumfuar 2:1.

Ky ka qenë vendimi i FIFA-s, që ka arritur në përfundim se gjyqtari kryesor i kësaj sfide, ganezi, Joseph Lamptey, tashmë i suspenduar përjetë ka direkt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Një lajm i bujshëm ky që mund të ndryshojë rrjedhën e kualifikimeve në grup. Afrika e Jugut dhe Senegali bëjnë pjesë në Grupin D kualifikues të konfederatës afrikane, ku diferenca mes ekipit të parë dhe të fundit është vetëm dy pikë. Burkina Faso dhe Kepi i Verdhë kanë nga 6 pikë, Senegali 5 dhe Afrika e Jugut 4.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin Peter Mokaba, Lamtey vërshëlleu për një 11-metërsh të paqenë për prekje të topit me dorë nga senegalezi Kulibaly në fund të pjesës së parë. Për çudi të të gjithëve kryesori ganez e drejtoi gishtin nga pika e bardhë. Më pas u zbulua se Lamptey kishte pasion bastet, sidomos ato me shumë gola, ndaj kishte bërë gjithçka që në këtë sfidë të drejtuar nga ai vetë, të shënoheshin të paktën tre gola.