Faqja zyrtare e FIFA-së në internet ka publikuar një fotografi të Përfaqësueses së Kosovës në ballinën e saj.
Pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë në kualifikimet e një Kampionati botëror ka bërë që faqja zyrtare e FIFA-së në internet të publikoj një shkrim me foton e sulmuesit kosovar, Albert Bunjaku.
Shkrimi i FIFA-së titullohet “Kualifikimet për Kupën e Botës në numra”, derisa në brendi të saj është janë shkruar edhe disa rreshta për ekipin kosovar.
“Katër lojë e pamposhtur – përfshirë tri fitore – është bilanci me të cilin Kosova do të udhëtoj për në Finlandë për ndeshjen e parë kualifikuese. Ish sulmuesi i Zvicrës, Albert Bunjaku, ka shënuar tri gola në katër paraqitje për Kosovën”, shkruan FIFA, përcjell Express.
Finlanda dhe Kosova do të përballen me 5 shtator në Turku, në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018. /Express/
