Sport

FIBA dënon Malin e Zi për shkak se trajneri ndezi një cigare

Federata e Basketbollit e Malit të Zi është dënuar me dy mijë euro, pasi që trajneri i kësaj përfaqësueseje Bogdan Tanjeviq kishte ndezur një cigare dhe ishte larguar nga konferenca për media, pas takimit me Hungarinë në kampionatin evropian.

Komiteti teknik i FIBA-s ka sanksionuar sjelljet e Tanjeviq me nga një mijë euro për shkak të pirjes së duhanit dhe për shkak se para gazetarëve kishte dërguar asistentin Boshko Radoviq, transmeton Vijesti nga Podgorica./KosovaPress/