Sport

FFK organizon tubim përkujtimor për Favzi Ramën e Faton Domin

Në 30 vjetorin e vdekjes tragjike të dy ish-futbollistëve të gjeneratës së artë të KF ”Prishtina”, Favzi Rama e Faton Domi, Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë një tubim përkujtimor, njofton FFK e transmeton arbresh.info.

Të ftuar janë familjarët dhe bashkë lojtarët e ish-futbollistëve të ndjerë. Tubimi do të mbahet më 22 nëntor në orën 11.00, në lokalet e FFK-së. /arbresh.info/